Quantcast
Channel: » Argument
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5483

Zbulohet ftesa/ Rama zgjeron koalicionin për bashkëqeverisje

$
0
0
rama111

Kryeministri Edi Rama do të jetësojë premtimin e tij për një bashkëqeverisje të gjerë pa dallim bindjesh politike apo krahinore.

rama111

Me një ftesë të posaçme drejtuar qytetarëve dhe gjithë të interesuarve, Rama njofton mbajtjen e takimit të rëndësishëm këtë të premte, në Pallatin Olimpik, ku do të bëhet prezantimi i platformës bashkëqeverisëse me njerëzit e zakonshëm dhe njëherësh do të celen edhe zyrtarisht regjistrimet në koalicionin bashkëqeverisës.

FTESA  

Në 25 qershor Shqipëria votoi që Partia Socialiste të bashkëqeverisës në një koalicion kuqezi me njerëzit e zakonshëm, pa dallim bindjesh politike e përkatësish krahinore.

Ky koalicion “Për Shqipërinë që duam” do të jetësohet përmes një sistemi inovativ ndërveprimi mes kabinetit qeveritar dhe qytetarëve të regjistruar si anëtarë të koalicionit.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka kënaqësinë e posaçme t’ju ftojë të merrni pjesë në prezantimin publik të Platformës së Bashkëqeverisjes dhe çeljen zyrtare të regjistrimeve në koalicionin qeverisës.

ftesa1

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5483

Trending Articles