
Policia e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e dy personave.
Njoftimi i policise
Durrës.
Zbatim i Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017”.
Policia e Durrësit sekuestron 2 armë zjarri, një makinë dhe telefona celularë.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Efektivet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në zbatim të Plan- Operacionit “Vjeshtë 2017” në bazë të informacioneve nga strukturat policore për mbajtjen nën kontroll dhe goditjen e grupeve kriminale kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:
• Marjel Fierza 30 vjeç, banues në Durrës;
• Genti Nderjaku 34 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ‘Porche’, me drejtues shtetasin Marjel Fierza u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale:
• 2 armë zjarri pistoletë tip Beretta;
• automjeti tip Porche dhe
• 6 telefona celularë.
Kontrollet do të vijojnë edhe në ditët në vijim nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.
Per çdo informacion qytetaret mund te telefonojne falas ne numrin 129, Policia ju garanton anonimatin.