Quantcast
Channel: » Argument
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5550

Pas humbjes së thellë në 25 Qershor, PD merr lajmin e keq nga KQZ. Ja çfarë u vendos

$
0
0
kqz

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur te ndeshkoje me nje gjobe te mire Partine Demokratike.

Ne mbledhjen e sotme, KQZ shqyrtoi dhe miratoi proejktvendimin, “Për vendosjen e sanksionit administrativ për barazinë gjinore në listat shumemërore të kandidatëve për zgjedhjet për Kuvendin të datës 25.06.2017”.

kqz

“KQZ vendosi sanksionin administrativ për subjektin zgjedhor Partia Demokratike në masën 12.000.000 lekë , për mospërmbushjen e detyrimit të parashikuar nga neni 67, pika 6 të Kodit Zgjedhor të ndryshuar, për 12 zonat zgjedhore”- njofton KQZ.

Kujtojme se Partia Demokratike mori kohë më shumë se socialistët për të bërë listat e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 25 Qershorit pas marrëveshjes së Lulzim Bashës dhe Edi Ramës në 18 Maj.

Por edhe kjo kohë që mori, nuk i shërbeu PD-së që të hartonte një listë duke pasur parasysh përbërjen gjinore, e cila është një nga pikat e Kodit Zgjedhor për të cilën KQZ-ja mund të të gjobisë.

Dhe pas dorëzimit të listave, ra në sy fakti që PD-ja nuk e ka zbatuar kriterin gjinor, pra që 1 në çdo tre emra të jetë e gjinisë tjetër.

Panorama raportoi me heret se pas konstatimit të këtij fakti KQZ-ja kishte përgatitur një projektvendim sipas të cilit PD-ja do të gjobitet me një gjobë të majme, plot 12 milionë lekë të reja.

 

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5550