Quantcast
Channel: » Argument
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5533

Letrat nga popull, Rama: Ja miku më i madh që do iu ofrojë zgjidhje (video)

$
0
0
ramammmm

Kryeministri Edi Rama prezantoi platformën e bashkëqeverisjes me qytetarët. Gjatë fillimit të fjalës së tij Rama u shpreh se mekanizmi i bashkëqeverisjes nuk do të jetë një portal.

“Nuk është një portal larg qoftë, por do të jetë një mekanizëm për tu përfshirë në bashkëqeverisje. Aty qytetarët mund të bëjnë sugjerime, ankesa dhe të tregojnë se çfarë i shqetëson.

Para se të nis me prezantimin konkret të çdo elementi të mekanizmit të bashkëqeverisjes, do ti përgjigjem shumë shkurt disa kritikeve lidhur me këtë përpjekje të PS-së. Kjo është një përpjekje për një koalicion real me njerëzit e zakonshëm. Platforma do të pranojë vetëm anëtar me identitet të identifikuar.

Një rezervë tjetër që besoj edhe ju e keni dëgjuar është që përmes këtij mekanizmi mund të hapet një gjueti shtrigash për shkak se njerëzit mund të turren dhe të bëjnë denoncime e të marrin nëpër gojë njerëz të tjerë.

As kjo nuk qëndron sepse platforma pranon anëtar dhe anëtare real me identitet të verifikuar si pjesëtar të këtij koalicioni qeverisës. Nuk është si Facebook, apo portale ku bëhen komente, ku individë të ndryshëm mund të futen me emra të tjerë apo me 7 emra dhe të marrë në gojë kë të dojë.

Çdo person që do të regjistrohet për të qenë pjesë e këtij procesi dhe për t’i dhënë vetes statusin e anëtares së koalicionit, do të mbajë përgjegjësi për atë që shkruan.

Kjo platformë do të jetë miku më i madh për çdo person që ka një të drejtë apo për të penguar që të tjerët i bëjnë një padrejtësi.

Kanë qene rreth 800 aplikantë që janë seleksionuar dhe janë marrë rreth 50 persona. Nga këtë nga dita e hënë do të jenë në gatishmëri afro 50 perona. Këta do të shpërndahen ku një grup do të jetë në Kryeministri dhe grupet e tjera do të jenë nëpër ministri.

Ankesat, sugjerimet dhe nismat do të ndahen nëpër sektorë. Qëllimi është se për çdo çështje që kërkon zgjidhje nga titullari i institucionit zgjidhja do të jepet nga titullari në afatin e përcaktuar,” tha Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5533