Quantcast
Channel: » Argument
Viewing all articles
Browse latest Browse all 5437

VIDEO/ “Nga e hëna hapemi tërësisht”, Rama tregon çfarë nuk mund të jetë ende si më parë: Nga transporti publik, tek klubet e natës, presim që…

$
0
0

rama per qyetaret

Nga dita e hënë gjithçka do të jetë e hapur në jetën e vendit, përveç transportit publik baret, restorantet në ambiente të mbyllura, lodrat për fëmijë në ambiente të mbyllura, palestrat e klubet e natës.

“Ne nga e hëna, përvec transportit publik, aktiviteteve sportive e kulturore në mjedise të mbyllura e argëtuese, nuk do kemi asgjë tjetër të mbyllur, pra hiq transportin publik, që është problem shumë i madh në këto kushte, e pse me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive teatro kinema e klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura gjithçka tjetër do jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do jetë shumë i madh sidomos me baret e restorantet”.

Rama i ka kthyer përgjigje edhe kritikëve që tha se “i bien fyellit në po atë vrimë që i kanë rënë në fillim”.

Jo po bëhet për protestat, këto brockulla ti lëmë e të fokusohemi te shkenca, ti referohemi burimeve zyrtare të informacionit e nëse duam konfirmim ti referohemi burimeve ndërkombëtare të informacionit, e të mos merremi me llafe, jo kudo është hapur, vetëm Shqipëria kështu e vetëm Shqipëria ashtu”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 5437