TIRANE- HARTA E SHQIPERISE ME 61 BASHKI. Komisioni i Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale miratoi sot hartën përfundimtare të ndarjes se re territoriale me 61 bashki duke marrë në konsideratë mendimet dhe opinionet e shprehura nga organet e njësive të qeverisjes vendore si dhe PDIU-së. Kjo hartë do t’i kalojë për mendim Këshillit të Ministrave dhe më tej për miratimin përfundimtar me ligj Kuvendit.